Fundjava që lamë pas ishte shumë pozitive dhe për shqiptarët që luajnë në Kroaci. Tre lojtarë shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës së 10-të. Jorgo Pëllumbi, Jon Mersinaj dhe Emir Sahiti janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat në javën që lamë pas.
Sahiti ishte lojtari që i dha fitoren Hajduk Split ndaj Dinamo Zagreb, ndërkohë që Mersinaj dha një asist në suksesin 4-1 të Lokomotivës ndaj Istra. Në këtë përballje, arriti që të shënonte dhe Indrit Tuci, i cili gjithashtu po kalon një moment shumë të mirë.

Kroaci prej disa kohësh është bërë një destinacion i preferuar për shumë lojtarë shqiptar, teksa janë 15 lojtarë shqiptar që aktivizohen në elitën e futbollit kroat./ss
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...