Drita shkroi histori në futbollin kosovar, duke u bërë skuadra e parë në Kosovë, që arrin ta kaloj fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani fitoi ndaj Differdange 03 me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 4:2, shkruan Arbresh.info.
Ndeshjen e parë një jave e fitoi në Prishtinë 1-0, kurse sonte vulën kualifikimit ia dha në Luksemburg me fitoren 2:3.
E më meritori në këtë sukses historik ishte Arb Manaj.
Manaj shënoi golin e vetëm të Dritës në Prishtinë, që i dha fitore shumë të rëndësishme dhe komoditet për ndeshjen e sotme.
Por ai nuk u ndal as sonte duke shënuar dy gola tjerë në fitoren 2:3. Manaj shënoi golin e parë dhe të dytë për skuadrën nga Gjilani, duke u bërë vendimtar në këtë kualifikim tutje.
Kurse golin e tretë e shënoi Veton Tusha.
Drita në rrethin e dytë të kualifikimeve do të takohet me gjigantin danez, Copenhagen. Ndeshja e parë do të luhet në Danimarkë me 22 korrik, kurse pas një jave takimi i kthimit në Prishtinë./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës