Partizani ka përfunduar një nga operacionet më të rëndësishme të viteve të fundit, sa i takon merkatos në dalje.
Klubi ia ka dalë të shesë te Metz (Francë) me sukses sulmuesin Xhuliano Skuka, me këtë të fundit që ka firmosur një kontratë e cila pritet të zgjasë 3 vite e gjysmë.
Partizani do të përfitojë plot 1.4 milionë euro, duke arritur një transferim rekord!
Paga e lojtarit do të ketë një progres në rritje: sezonin e parë do të përfitojë 330 mijë euro, në vitin e fundit 420 mijë euro.
Përveç rrogës, për Skukën do të ketë shumë bonuse si për aktivizimin, golat e shënuar dhe një bonus special nëse Metz ngjitet në Ligue 1.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...