Nemanja Maticit i është dhënë leja të kompletojë transferimin te Manchester United.
‘The Telegraph’ shkruan se pronari i Chelsea, Roman Abramovich, i ka dhënë lejen mesfushorit Nemanja Matic, që të kompletojë transferimin te ‘Djajtë e Kuq’, për 50 milionë funte.
Mesfushori serb, ka humbur besimin e trajnerit Antonio Conte, sidomos pas transferimit të Bakayokos nga Monaco.
28 vjeçari që në Chelsea është sjellë nga Jose Mourinho, te Unitedi do të ketë pikërisht mundësinë që të punojë me trajnerin portugez, i cili në ‘Old Trafford’ edhe ia ofron fanellën e titullarit.

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...