Ndoshta është treguar pak diplomat, por trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui ka befasuar jo pak në një intervistë të fundit të dhënë për “Radio Marca”.
Ai ka folur për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Estadio José Rico Pérez”.
“Ata arritën që të kualifikoheshin me krenari në Kampionatin Europian dhe ishte e vështirë për ne që të fitonim ndaj tyre në ndeshjen e parë. Shqipëria meritonte që të fitonte ndaj Italisë, kanë një ekip me talente, shumë fizik dhe taktik”, u shpreh trajneri spanjoll.
Lopetegui komentoi edhe situatën që po kalon Pique “Duhet të ndryshojmë faqe për Pique, është koha të përqendrohemi te ndeshja. Për të bërë një ndeshje të mirë, duhet të kemi mbështetjen e tifozëve”. Duket qartë se tekniku spanjoll nuk kërkon të përfshihet në polemika dhe politikë.
Spanja thuajse është kualifikuar në Botëror dhe çdo polemikë nuk do t’i shërbente ekipit për vitin e ardhshëm në Rusi, aty ku “La Roja” do të tentojë për herë të dytë të shpallet kampione bote.
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë