Trajneri spanjoll, Eduardo Berizzo, ka fituar betejën me kancerin.
Berizzo u diagnostifikua me kancer në muajin dhjetor të vitit 2017, sa ishte trajner i Sevillas. Pasi kishte pranuar lajmin se duhet të fitojë betejën për jetë, ai u larguar nga pozita e trajnerit të Sevillas.
Megjitahtë, Berizzo ka fituar këtë betejë dhe tashmë është i gatshëm të rikthehet në botën e futbollit.
“U përballa me sëmundjen me një forcë të madhe në vete dhe mbështetje. Tani dua të kthehem në punë. Sevilla bëri zgjidhjet e saj dhe unë nuk dua të flas për për këtë temp, sepse nëse mendon për të kaluarën atëherë flet gjithmonë për justifikime”, deklaroi Berizzo.
“Personalisht kam marrë gjithmonë energji duke menduar për të ardhmen. Tani që jam shëruar dhe jam si gjithë të tjerët jam gati të rikthehem në stol. Mundësisht në La Liga”, shtoi ai. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...