Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, pasi Albert Bunjaku është shkarkuar nga detyra.
Kosova e mbylli ciklin e kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018” në pozitën e fundit në tabelë, por në muajin nëntor FFK-ja ka organizuar një miqësore me Letoninë në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë.
Pas kësaj ka shumë spekulime se kush do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës për këtë ndeshje. Por, në një deklaratë të Fadil Vokrrit gjatë ndeshjes Islandë – Kosovë, kishte lënë të kuptohet se këtë ndeshje do ta udhëheqë Muharrem Sahiti, asistent trajneri.
Në anën tjetër, Muharrem Sahiti për IndeksOnline ka thënë se ende nuk është zyrtare ky vendim përkundër deklaratave të Vokrrit.
“Ende nuk e di, nuk kam bisedua me kryetarin Fadil Vokrri. Ai gjendet jashtë Kosovës. Edhe pse ai i ka dhënë këto deklarata, ne ende nuk jemi ulur për të biseduar. Pra ende nuk ka asgjë zyrtare. Por, deri në atë kohë do të ishte mirë për ta gjetur edhe trajnerin e ri, meqenëse FFK-ja e ka filluar këtë punë”, ka thënë Muharrem Sahiti për IndeksOnline.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen miqësore do ta zhvilloj më 13 nëntor në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari” kundër Letonisë.

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën