Trajneri i Zvicrës pas eleminimit: Na mungoi freskia

10:15 | 7 Dhjetor 2022
K.B

Mbrëmë kombëtarja e Zvicrës pësoi humbje nga ajo e Portugalisë me rezultat 6-1, duke u eliminuar përfundimisht nga ky botëror.

Pas ndeshjes ka folur trajneri zviceran, Murat Yakin ku dha komentet e veta për eliminimin nga Kupa e Botës.

“Na mungoi freskia. Kur ishte 2-0 patëm disa raste, por nuk kishim forcë për t’i shfrytëzuar”, tha para mediave trajneri.

Ai ka folur edhe për vazhdimin e kontratës më kombëtaren zvicrane.

Kontrata deri në 2024? Humbëm një ndeshje, por kjo nuk do të thotë se duhet të jemi pesimist dhe të kritikojmë gjithçka. Skuadra në këtë Botëror tregoi shpirt të mirë. Ne duhet të përpiqemi të ecim përpara dhe të shkojmë drejt së ardhmes”, ka theksuar Yakin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale