Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka paralajmëruar se skuadra e tij ka ardhur në Partizan për tri pikë.
Daja para ndeshjes ka dhënë se Partizani është një skuadër e fortë, por skuadra e tij ka shfaqur tashmë që është një kundërshtar i fortë gjithashtu, shkruan portali arbresh.info.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Partizanit, i cili ka një kualitet të mrekullueshëm individual, por ne kemi ardhur këtu për të fituar me një gol”, tha Ilir Daja para ndeshjes.
“Ne luajtëm në Elbasan dhe shfaqëm që mund të jemi një kundërshtarë i mirë, por ne nuk ishim në gjendje të fitonim, shpresojmë për një rezultat pozitiv”
“Ata do të kenë gjithashtu një mbështetje të madhe nga tifozët, që është një nxitje e madhe, por nga ana tjetër, është një punë e vështirë për skuadrën time, ata gjithashtu do të kenë një ngarkesë sepse kanë një presion emocional”
“Ne duhet të luajmë me kujdes siç kemi luajtur deri tani. Ne i njohim ata, nuk mendoj se është e pamundur për të fituar”, shtoi Daja.
Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt në UEFA Evropa Ligë duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...