Shkëndija e Tetovës u mposht me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues nga Qarabagu.
Goli erdhi nga penalltia, gjersa Shkënija u mundua me çdo kusht ta barazojë sfidën por pa ia arritur dot, shkruan Arbresh.info.
Përkundër performancës së mirë në Shkup por pa rezultat, tetovarëve i duhet një super paraqitje javën e ardhshme në Baku nëse dëshirojnë play-offin e Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes për media u prononcua trajneri tetovar, Jeton Beqiri. Ai pati një falënderim të veçantë për tifozët që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme si dhe analizoi rrjedhën e lojës.
“Falënderoj publikun për atmosferën që krijoi. Mendoj se ishte një ndeshje ku nuk duhej të pësonim një gol të tillë, nga një situatë ku duhej të ishim më të kujdesshëm. Të jemi të sinqertë, Qarabagu pati disa raste të mira, por edhe ne kishim tonat. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, se sa në të parën. Gjithsesi, i përgëzoj lojtarët dhe do të mundohemi ta gjejmë gabimin tona, sepse përgjegjësinë e mbaj unë”.
“Do të provojmë çdo mundësi në Baku, sepse kemi humbur vetëm me një gol, asgjë nuk ka përfunduar. Nëse bëjmë një ndeshje perfekte, mund të arrijmë një rezultat pozitiv në transfertë,” deklaroi Beqiri.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet me 12 gusht. Fituesi i kësaj përballje luan në play-off me fituesin e çiftit Ludogorets – Ferencvaros./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...