Më 12 tetor, do të zhvillohet ndeshja kryesore për kombëtarën e Shqipërisë do të jetë mysafire e Serbisë.
Për këtë ndeshje, ka folur trajneri i kombëtarës serbe, Dragan Stojkoviq.
Stojkoviq nga ceremonia e “Topit të artë” deklaroi se dy ndeshjet e ardhshme ndaj kombëtarës “Kuq e zi”dhe ndaj Andorrës janë vendimtare.
Ai iu dha porosi futbollistëve se duhet të jenë gati.
“Ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës.Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Kohët janë ndryshe, futbolli ka ndryshuar shumë. Lojtarët sot kanë kushte shumë më të mira stërvitjeje, infrastrukturë më të mirë, luajnë në fusha më të mira”, ka thënë ai.
Loja Serbi – Shqipëri, zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Duboçica” në Leskoc.
Ndeshja nis me fillim nga ora 20:45.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...