Jorge Jesus është zyrtarizuar dy orë më parë si trajner i gjigantit saudit, Al-Nassr.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga klubi, shkruan Arbresh.info.
Jesus ka folur menjëherë pas zyrtarizimit si trajner i Al-Nassr, ku ka theksuar se në këtë klub është ftuar nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
“Cristiano Ronaldo më kontaktoi për t’iu bashkuar klubit Al Nassr, përndryshe nuk do të isha këtu. Ne nuk luajmë vetëm për të fituar, por për të shkruar histori”, tha ai pas prezantimit si trajner.
Ai ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare me klubin.
70-vjeçari më parë ka udhëhequr skuadra të njohura si Sportingu, Benfica, Braga, Fenerbahce e të tjera. Kurse aventurën e fundit e pati pikërisht në Arabinë Saudite, tek Al-Hilali./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...