Milot Rashica do të mbetet në Norwich City, përkundër që skuadra e tij ka rënë nga elita e futbollit anglez.
Sezoni i ri në Championship starton këtë fundjavë dhe Rashica duket i motivuar për të bërë mirë me klubin e tij.
Norwich City synon që të rikthehet përsëri në Ligën Premier pasi ka ruajtur shumicën nga lojtarët kryesorë që kishte sezonin e kaluar.
Trajneri i Norwichit, Dean Smith ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Cardiff Cityn.
Ai ka thënë se Rashica është plotësisht i përkushtuar te Norwichi dhe nuk është në plane largimi i tij.
“Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket në formë që uk e kam parë më parë”.
“Rashica është plotësisht i përkushtuar ndaj Norwichit në Championship”, ka deklaruar Dean Smith një ditë para lojës. /Telegrafi/
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji