Carlos Moya, trajneri i Rafael Nadal, beson se statusi i vaksinimit të Novak Djokovic mund të përbëjë problem për serbin.
Novak Djokovic duhej të shikonte kot teksa rivali i tij Rafael Nadal fitoi Australian Open të dielën e kaluar dhe u kurorëzua në një turne Grand Slam për herë të 21-të.
Serbi dhe Roger Federer tani janë prapa për më shumë fitore të mëdha – të dy me 20 Grand Slam, shkruan Blick, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse Novak nuk vaksinohet, ekziston rreziku serioz që ai të mos jetë më në gjendje të luajë një turne Grand Slam dhe kështu të heqë dorë nga karriera për për të cilën ai luftoi aq shumë për ta vazhduar”, ka thënë Moya.
“Unë nuk mendoj se ai është kundër vaksinimit, por tani ai është në një situatë të komplikuar”.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...