Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, është ndalur në një intervistë për media që të flas për lojën miqësore që zhvilluan ndaj Feronikelit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Gjiganti italian fitoi 0-2 në udhëtim te kampioni i Superligës së Kosovës, derisa trajneri i Rossonerëve ka thënë se ata duhet të përmirësohen në disa pika.
“Kaluam nga një kundërshtar shumë i fortë, në një pak më të dobët. Por, ka pika në të cilat duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”, ka thënë Giampaolo pas ndeshjes.
“Për lojtarët ishte një ndeshje me ritëm më të ulët, por sidoqoftë në këto ndeshja ka gjithmonë diçka për të nxjerrë”.
“Edhe në ligë do të përballemi me ekipe që mbrohen mirë dhe ne duhet të gjejmë mënyra se si t’i thyejmë ato mbrojtje”, ka shtuar më tej trajneri i Milanit, duke iu referuar mbrojtjes së mirë nga Nikli.
Milani miqësoren e fundit e zhvilloi ndaj Manchester Unitedit në javën e kaluar, derisa humbën me anë të penalltive 5-4, derisa koha e rregullt kishte përfunduar 2-2.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku