Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se nuk ka para në dispozicion për t’i shpenzuar në janar.
Sugjerohet se Guardiola është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për merkaton e muajit janar të transferime, transmeton portali arbresh.info.
Por, trajneri insiston se: “Nuk varet nga unë, por nuk mund të blejmë askënd në janar”
“Ne nuk kemi para për të depozituar shuma të mëdha. Kjo nuk funksionoi verës, prandaj nuk do ta bëjmë as në dimër”
“Ne do të luajmë me lojtarët që kemi. Me lojtarët si Taylor Harwood – Bellis, Eric Garcia dhe lojtarët e rinj të akademisë. Ne kemi lojtarë të rinj të talentuar që mund të llogarisim në ta”
Ai shtoi gjithashtu: “Vinny Kompany ka pasur një personalitet të mrekullueshëm dhe më ka ndihmuar shumë mua dhe gjithë klubit. Por, ai vendosi për të shkuar në Anderlecht dhe ne duhet të vazhdojmë tutje”./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...