Trajneri i Greqisë, John Schip ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” pas humbjes ndaj Sllovenisë janë mysafirë të Greqisë, edhe pse kanë mungesa të shumta, duke marrë parasysh se listës i janë shtuar edhe treshja: Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova, shkruan portali arbresh.info.
Shcip është optimist për këtë ndeshje, sidoqoftë është në dijeni që duhet të mbrohen mirë.
“Kosova e mban topin mirë dhe ne duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofensivë do jetë shumë më lehtë në krahasim me Moldavinën, sepse kundër tyre nuk kishim shanse ngase të gjithë ishin në mbrojtje”.
“Kosova luan futboll të hapur dhe është e lehtë të depërtojmë në mbrojtjen e tyre”, deklaroi ai.
Përballja ndaj Greqisë zhvillohet nesër dhe nis në ora 20:45, derisa mbetet të shihet nëse përzgjedhësi Bernard Challandes do ftojë ndonjë lojtarë për t’i zëvendësuar Zeneli-n, Berishën dhe Zhegrovën./arbresh.info.
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...