Trajneri i Ferencvaros, Serhiy Rebrov ka paralajmëruar se duhet të fokusohen tërësisht të Juventusi dhe jo vetëm të ylli Cristiano Ronaldo.
Hungarezët pësuan humbje në ndeshjen e parë që e zhvilluan në shtëpi, përcjellë lajmi.net.
Rebrov në konferencë për shtyp tha se duhet të bëjnë më të mirën që të mposhtin frikën.
“Kur luan në këto nivele frika është normale, luajmë ndaj Juventusit, por për ne kjo është bonus. Është mundësia më e mirë që të reprezentojmë Hungarinë dhe tifozët”.
“Juventusi ka disa liderë, pos Ronaldos ka lojtarë të mirë si Morata dhe Dybala. Nuk duhet të fokusohemi vetëm të një lojtar, sepse janë të fortë”, deklaroi ai./
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...