Drita do të jetë mysafire e FCSB në Bukuresht nesër në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Arena Naionala” në Bukuresht, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para kësaj përballje shumë me rëndësi për dyja skuadrat në konferencë për media ka dal trajneri i FCSB, Elias Charalambous.
Ai fillimisht ka folur për lojtarët që nuk do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.
“Radunovic nuk do të luajë nesër. Sa i përket Alibec, ende po presim një vendim përfundimtar nga mjekët. Ndërkohë, shpresoj që Olaru të rikthehet me ekipin së shpejti”, u shpreh Charalambous.
Më pas u ndal të flas për ndeshjen dhe kundërshtarit.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. I kam analizuar. E përsëris, janë shumë të disiplinuar, të organizuar. Tani po përqendrohemi te ndeshja evropiane, nesër po luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin “, tha trajneri qipriot.
“Kjo është vetëm pjesa e parë e përballjes. Ndeshja e dytë do të luhet në Kosovë dhe gjithçka mund të ndodhë. Është thelbësore të jemi të fokusuar dhe të kemi humor pozitiv.”
“Nuk është gjithmonë e lehtë të fitosh, por ne nuk dorëzohemi kurrë. Duhet të luajmë futbollin tonë dhe të japim maksimumin në fushë”, përfundoi trajneri i FCSB-së.
Kujtojmë se një javë më parë FCSB u eliminua nga Shkëndija, skuadër shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe pati pakënaqësi të shumta në kampin rumun./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...