Borussia Dortmund është kualifikuar në finalen e Champions League për këtë sezon pasi eliminoi Parisin në gjysmëfinale.
Edin Terzic, arkitekti i kësaj arritjeje të madhe të skuadrës verdhezi, shijon finale e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
“Para ndeshjes së parë kundër PSG-së, folëm për herë të parë se sa i ishim afruar rrugëtimit për në Londër, shumë ishin të hutuar. Vitin e kaluar humbëm kampionatin në javën e fundit, në shtëpi, tani jam i lumtur që mund t’u jap diçka tifozëve. E kuptuam se mund të ishim surpriza e këtij Championsi, u rritëm në çdo ndeshje”.
Një kualifikim ndoshta edhe me pak fat, por për Terzic krejtësisht i merituar:
“Jam i lumtur dhe krenar, nëse fiton dy gjysmëfinalet do të thotë se finalja është e merituar. Ne po bëjmë një rrugëtim të bujshëm në Champions dhe e kemi kthyer ëndrrën në realitet”.
Ai tutje ka folur lidhur me kundërshtarët e mundshëm për finale.
“Cilado skuadër që e fiton gjysmëfinalen tjetër do të jetë favorit në Londër, por ne do ta luajmë dhe sinqerisht nuk më intereson se cili kundërshtar do të jetë. Është një krenari e madhe për të luajtur këtë ndeshje me ekipin tim.”
Dormundi në finale do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich./Arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...