Keylor Navas duhet të largohet nga Real Madridi këtë verë për nderë të të “ardhmes së tij sportive”, pretendon trajneri i Costa Ricas – Gustavo Matosas.
Navas ka qenë prapa portierit Thibaut Courtois në marrjen e urdhrave gjatë pjesës më të madhe të këtij sezoni ndërkohë që Luca Zidane, djali i Zidanes, ishte përzgjedhur para tij së fundmi në ndeshjen ndaj Huescas, transmeton portali arbresh.info.
“Dua që Keylor të jetë i lumtur dhe kur nuk është duke luajtur, kjo është një periudhë e vështirë”, ka thënë Matosas.
“Ai është një portier i mrekullueshëm dhe askush nuk e kupton pse nuk është duke luajtur, ai ka fituar tre tituj në Ligë të Kampionëve dhe e meriton të jetë startues”
“Skuadra kombëtare ka nevojë që ai të jetë i lumtur dhe unë e di këtë, si një djalosh i mençur, ai do të marr vendimin më të mirë për të ardhmen e tij sportive”
Navas iu bashkua Madridit nga Levante gjatë verës së vitit 2013 dhe ka qenë rregullit pjesë e skuadrës nga viti 2015 deri në vitin 2018./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X