Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, ka konfirmuar transferimin e afërt të Antoine Semenyos te Manchester City pas fitores ndaj Tottenham Hotspur.
Semenyo shënoi golin e fitores 3-2 në një lamtumirë perfekte për klubin e tij. Duke folur për BBC Match of the Day, Iraola konfirmoi largimin e tij.
“Kishim nevojë për këtë, kemi qenë shumë afër në ndeshjet e fundit. Futbolli nuk mund të kalojë çdo herë në anën tjetër dhe sot ishte momenti perfekt, edhe për Antoine [Semenyo]”, ka thënë fillimisht Iraola.
“Të luante ashtu siç luante, me përkushtimin për të ndihmuar në çfarëdo mënyre deri në sekondën e fundit. Mendoj se futbolli ka qenë i drejtë dhe i ka dhënë një moment të bukur”.
“Ndeshja e fundit e Semenyos për Bournemouth? Mendoj se ishte, për fat të keq për ne mendoj se ishte. Ai ka qenë, nëse jo më i miri, një nga më të mirët që kam stërvitur. Ai është përmirësuar çdo sezon”.
“Ai ka shënuar 10 gola në gjysmë sezoni dhe nuk është një numër nëntë. Nuk janë vetëm numrat, por shumë gjëra – fiziku, topat në ajër dhe faza mbrojtëse. Ai do të jetë një humbje e madhe”, përfundoi trajneri i Bournemouthit. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...