Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka thënë se skuadra e tij është duke u përgatitur për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit duke e marrë si të kryer pjesëmarrjen e Kylian Mbappes në këtë ndeshje.
Golashënuesi më i mirë i PSG-së, Kylian Mbappe, ishte menduar se do ta ketë të pamundur kthimin në kohë nga lëndimi i tij, që e pësoi më 24 korrik në finale të Kupës së Francës, për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Madje, vetë trajneri i gjigantit francez, Thomas Tuchel, kishte thënë se do të duhej të ndodhte ndonjë mrekulli për të marrë pjesë Mbappe në këtë ndeshje.
Megjithatë, të martën Tuchel e konfirmoi se Mbappe do të mundë të inkuadrohet në lojë nga stoli. Gasperini ka thënë se skuadra e tij është përgatitur që nga fillimi për pjesëmarrjen edhe të francezit në këtë përballje.
“Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë Gasperini.
“Ne jemi duke e përgatitur veten me mendimin se ai do të jetë në fushën e lojës, por do ta shohim nesër”. /Gazeta Express/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...