Trajneri i Anglisë e ka vlerësuar “vërtetë të çuditshme” ndeshjen kundër Kosovës mbrëmjen e sotme (e martë).
Kosova është mposhtur nga Anglia me rezultat 5 me 3 në takimin në kuadër të ndeshjeve kualifikuesve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Gareth Southgate ka dhënë një vlerësim interesant rreth kësaj ndeshje, por shton se ishte i kënaqur me skuadrën e tij.
“Ka pasur momente! Ishte një ndeshje vërtetë e çuditshme. Sigurisht se kishte gabime të tmerrshme për gola, por unë jam shumë i kënaqur me qetësinë që kemi shfaqur. Ne kemi pasur një lojë sulmuesi shkatërruese dhe kemi shfrytëzuar mirë topin”, ka thënë Southgate për ITV.
“Gabimet ndodhën, ne duhet të jemi më të mirë. Lojtarët nuk kanë nevojë që unë t’ua them këtë”
Anglia i dha fund 15 ndeshjeve të pamposhtura të Kosovës./arbresh.info/
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...