Skuadra e Chelseat shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Tottenham Hotspur në derbin e javës së 30-të në Premier League.
Në tribunat e “Stamford Bridge” ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel.
Tuchel shkoi për t’i përcjellur lojtarët anglezë, por tregon se ende ka simpati të madhe për Blutë e Londrës.
Trajneri gjerman e festoi edhe golin e Enzo Fernandezit, që e shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Chelseat.
Tuchel ka një dashuri të madhe për Chelsean, ku kaloi momentet më të mira në karrierë, duke fituar titullin e UEFA Champions League dhe të Super Kupës së UEFA-s./Indeksonline/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...