Trajneri bullgar paraqitet i nervozuar në konferencë për medie

23:15 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev duke komentuar ndeshjen e sonte kundër Kosovës ka thënë se kjo e fundit është treguar agresive, shkruan arbresh.info.

“Kosova është treguar agresive dhe ne jemi përpjekur për t’i përgjigjur njëjtë”, ka thënë ai.

Hubchev nuk ka dashur të përgjigjet rreth një largimi të mundshëm por ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjen e të gjithë lojtarëve bullgar.

“Nuk e di a është tash momenti për të komentuar këtë aq shumë, por dua të them se edhe për këta lojtarë edhe për të tjerë Bullgaria nuk po bënë aq shumë për këta lojtarë. Në përgjithësi jam i kënaqur, por jo edhe me paraqitjen e të gjithëve”, ka shtuar Hubchev.

Trajneri bullgar ka shtuar se Kosova ka gjasë për vendin e tyre.

”Po besoj që edhe Kosova edhe Mali i Zi edhe kombëtaret tjera kanë gjasa për vendin e dytë. Të gjithë kanë gjasa”, kla shtuar ai.

Por nuk ka dashur që portieri i Bullgarisë të cilësohet si hero i ndeshjes.

“Jo nuk kisha thënë, të gjithë skuadra ishte e mirë”, ka shtuar trajneri bullgar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale