Trajneri dhe analisti i futbollit nga Shkodra, Astrit Hafizi, ka thënë se e ëndërron ditën kur Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në nivelin e ekipit të Kosovës.
Mbrëmë, në orën 20:45, edhe Shqipëria, edhe Kosova zhvilluan ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, përcjell Gazeta Express.
Kuqezinjtë siguruan fitore si mysafir me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, ndërsa “Dardanët” barazuan me rezultat 1:1 kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Megjithatë, Bullgaria renditet shumë më mirë sesa Andorra në ranglistën e FIFA-s. Bullgarët janë në pozitën e 48-të, ndërsa Andorra radhitet në pozitën e 132-të, dy pozita më poshtë se Kosova.
“Ëndërroj kur kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në nivel te Kombëtares së Kosovës, e cila po luante me Bullgarinë sikur te luante me Andorrën”, tha Hafizi dje për SuperSport.
Kosova krijoi mjaft shumë raste për ta shënuar golin e fitores në pjesën e dytë të ndeshjes, megjithatë djelmoshat e Bernard Challandes nuk arritën ta gjejnë rrjetën më shumë se një herë brenda 90 minutave.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...