Senad Alirifa synon që bashkë me klubin e tij ku është trajner, Malishevën të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.
Hapat e parë të trajnerit i ka filluar qysh në moshën 21-vjeçare. Fillimisht si trajner i grupmoshave të Rahovecit, e pastaj pjesë e stafit të Bylbyl Sokolit me ekipin e Ferizajt në vitin 2013.
Bëhet fjalë për Senad Alirifën, i cili ishte pjesë e klubit të Rahovecit në Ligën e parë të futbollit në vitin 2014, ku qëndroj deri në vitin 2017.
“Vij nga qyteti i Rahovecit. Punën si trajner e kam filluar me “Rahovec Spari” në vitin 2013. Pastaj kam qenë i angazhuar me Bylbyl Sokolin në Ferizaj që ishte në Ligën e Parë. Pas asaj kohe Rahoveci është inkuadruar në Ligën e Parë ku më kanë bërë ofertë për t’u bërë trajner. Ishte një eksperiencë shumë e mirë pasi isha shumë i ri për të mu besuar një detyrë e tillë”, tregon për RTV Dukagjinin, Senad Alirifa – trajner i KF Malishevës.
Mbase i ri në moshë, Alirifa, po jep predispozita të forta se mund të jetë njëri prej më të mirëve në profesionin e tij, madje në një të ardhme shumë të afërt, por thotë se të punosh si trajner në Kosovë është një punë jo pak e lehtë.
“Në Kosovë është shumë e vështirë të punosh si trajner me përjashtim të diska klubeve. Kur nuk janë kushtet është e vështirë të bësh punë profesionale”, deklaroi më tej Senad Alirifa, përcjell Telegrafi.
29-vjeçari aktualisht është trajner i klubit të futbollit Malisheva, ekip ky që u inkuadrua në Ligën e parë fale punës së madhe nga trajneri rahovecas, e që tashmë për synim ka promovimin në Superligën e Kosovës.
“Më ka bërë ofertë KF Malisheva që në atë kohë ishte në Ligën e Dytë. Objektiv kishin Ligën e Parë dhe unë pranova. Për një sezon arritëm të futemi në Ligën e Parë”, tregon më tej Senad Alirifa.
Në sezonin vjeshtor, ekipi që Senadi drejton, Malisheva ka arritur të grumbullojë 26 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë, me 2 pikë më pak se vendi i parë, Besa e Pejës, dhe natyrisht synim i tij dhe klubit është padyshim Superliga e Kosovës../telegrafi/
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar