Trajnerët legjendarë, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger janë përfshirë sot në “Premier League Hall of Fame”.
Dyshja e krijoi një trashëgimi të jashtëzakonshme në Manchester United dhe Arsenal, duke i fituar së bashku 16 tituj të Premierligës, ndërsa e formuan njërin prej rivaliteteve më të mëdha në histori të ligës.
“The Hall of Fame” i njeh dhe i nderon mbi të gjitha individët që arrijnë rekorde apo suksese dhe që kanë dhënë kontribut domethënës në Premierligë që nga viti 1992.

Ky është nderi dhe çmimi më i madh individual nga liga elitare angleze.
Ferguson ka qenë trajneri më i suksesshëm në histori të Premierligës, me 13 tituj kampioni gjatë 27 vjetëve të kaluar në “Old Trafford”./GE/
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës