Një lajm tragjik vjen nga Gjermani. Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.
“Bild” shkruan se në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it. Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019./rtk

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër