Google ADS

Tragjeditë pushtojnë skuadrën e Kroacisë

10:07 | 17 Qershor 2016
Arbresh Info

Kroacia është goditur nga tragjeditë këtë javë.

Gëzimi pas një fillimi të mirë në Kampionatin Evropian 2016 ishte i shkurtër për kapitenin Darijo Srna pasi babai i tij ndërroi jetë derisa ai ishte duke luajtur kundër Turqisë të dielën, ndeshje që përfundoi me rezultat 1-0 për kroatët.

Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha. Marijan Mrmic  humbi gjithashtu babain e tij derisa trajneri i Kroacisë, Ante Cacis zbuloi gjithashtu që edhe burri i një pjesëtare të stafit kishte sulm në kokë, shkruan portali arbresh.info.

Kroacia aktualisht gjendet në krye të Grupit D me tri pikë, aq sa ka edhe Spanjës në pozitën e dytë. Turqia dhe Republika e Çekisë nuk kanë regjistruar deri tani asnjë fitore dhe nuk kanë ende pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale