Versioni zyrtare është se donatori ishte Gerard, një kushëri i Abidalit që është parë disa herë në publik.
Sipas “El Confidencial”, policia spanjolle ka përgjuar katër telefonata ku ish-Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell pranon që organi që iu transplantua ish-futbollistit Eric Abidal u ble në mënyrë të paligjshme.
Francezi u diagnostikua me një tumor në vitin 2011 dhe u operua me urgjencë. Me mëlçinë e re ai u përmirësua ditë pas dite dhe u kthye të luajë futboll. Sot, Abidal është sekretar teknik i Barcelonës, transmeton “TCH”.
Versioni zyrtare është se donatori ishte Gerard, një kushëri i Abidalit që është parë disa herë në publik. Por, në përgjimet telefonike të Sandro Rosell pranohet se organi është blerë në mënyrë të paligjshme.
Tashmë, pritet që të ngrihen akuza për trafik organesh.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër