Afrim Tovërlani sot është emëruar në krye të Prishtinës, teksa menjëherë edhe ka mbajtur stërvitjen e parë me klubin e ri.
Ai rikthehet në krye të klubit kryeqytetas pas 11 viteve, ku e kishte udhëhequr për herë të fundit këtë skuadër, shkruan Arbresh.info.
Ish-selektori i Kosovës U21 tregoi si erdhi deri tek momenti i rikthimit tek klubi më i trofeshëm në Kosovë.
“Ky rikthim ndoshta nuk ishte i pritshëm për momentin, por të gjithë e dimë që trajnerët gjithmonë janë me valigje në duar. Pas lejes nga kryetari i FFK-së, me të cilin bisedova, dhe konsultimeve me bashkëpunëtorët e mi dhe lojtarët, vendosa të kthehem te Prishtina, klub ku kam kaluar pjesën më të madhe të jetës dhe ku jam rritur”, deklaroi Tovërlani.
Më tej ai foli për objektivat me Prishtinën.
“Liga këtë sezon është goxha e balancuar. Nuk dëshiruam të flisnim shumë tani, por të punojmë. Shpresoj që me tifozët dhe qytetarët e Prishtinës të arrijmë sa më shumë për atë që ky klub e meriton” përfundoi ai.
Kujtojmë se Prishtina është lider me 26 pikë, tre më shumë se ndjekësit më të afërt./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...