Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka folur para ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan që luhet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Insporti.com.
Trajneri që e drejton Ferizajn në Superligë, pret që sonte Kosova do ta arrijë fitore.
“ Nuk jemi të pjekur sa duhet, por besoj se sonte do të dalim triumfues. Ndaj Maltës në pjesën e dytë kemi hasur në probleme. Sporti i ka të dyja anët edhe fitoren edhe humbjen. Nuk duhet vënë lojtarët nën presion”, ka thënë Afrim Tovërlani në një prononcim para ndeshjes për SuperSport Kosova.
Kosova e sfidon Azerbajxhanin nga ora 20:45 në.Kosovës i mjafton një barazim për të kaluar në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave...
Milani triumfon bindshëm në udhëtim tek Bologna
Protestat e fuqishme në Iran/ Më shumë se 50,000 njerëz të a...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...