Në qytetin e njëjtë, në hotelin e njëjtë dhe në fushën e njëjtë, me synime të njëjta, skuadra e Feronikelit vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë për edicionin e ardhshëm, raporton Arbresh.info.
‘Timonieri’ i Feronikelit, Afrim Tovërlani, në një intervistë për Arbresh.info, ka rrëfyer ditët e kaluara të kampionëve të Kosovës në Turqi.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Kemi zhvilluar katër ndeshje shumë të forta, për dallim nga vitet e kaluara. Kemi paksa lodhje dhe mungesë freskisë, por më mirë tash se kur të fillojnë ndeshjet. Sot na pret një ndeshje e fortë me Odesan e Ukrainës dhe pas kësaj sfide do ta ulim paksa ritmin për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë për Kupën e Kosovës”, ka thënë Afrim Tovërlani për Arbresh.info.
Feronikeli është ndër skuadrat më cilësore në Kosovë ndërkohë që në afatin kalimtar të janarit është përforcuar edhe me futbollistë si Labinot Osmani, Yll Hoxha derisa ka vendosur që ti ofrojë kontratë edhe futbollisti nga Liberia, Abu Kamaran. “Brenda ekipit ka shumë konkurrencë. Jam shumë i kënaqur me përforcimet”.
Në pyetjen se a ka ndonjë mesazh për klubet kosovare që krahas Feronikelit e synojnë titullin, trajneri më i trofeshëm kosovar deklaroi: “Nuk kam mesazh pasi që e dinë të gjithë shumë mirë…Shpresoj në futboll korrekt, le të triumfojnë më të mirët”.
Feronikeli do ta nis pranverën më 25 shkurt nga pozita e katër me 33 pikë, gjashtë më pak se lideri Trepça ’89. /Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...