Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë.
Dardanët U21 nisin përgatitjet për këto dy ndeshje tejet të rëndësishme më 4 shtator, me stërvitjen e parë të cilën e mbajnë në Kampin Nacional në orën 17:00.
Fillimisht të përzgjedhurit e Tovërlanit do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...