Legjenda e Romës, Francesco Totti ka zbuluar se ishte afër për të kaluar te Real Madrid.
Skuadra e “Galaktikëve” gjithmonë dëshiron të këtë lojtarët më të mirë në botë dhe asokohe, Totti ishte në top formë, andaj kishte vëmendjen e gjigantit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Italiani ka zbuluar se Real-i i ka ofruar shumë, pos shiritit të kapitenit, të cilin e mbante Raul Gonzalez.

“80% e imja ishte pro që t’i bashkohesha Real Madrid. Nuk ishte periudha ime me e mirë me Romën dhe ata me ofruan shumë”.
“Do kisha kontratë rreth 25 milionë euro. Ata me ofruan gjithçka pos shiritit të kapitenit shkaku se Raul ishte aty”, theksoi ai.
Kujtojmë se Totti është pensionuar nga futbolli, mirëpo është i pranishëm në çdo ndeshje të klubit të zemrës./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...