Tottenhami ka arritur të fitojë me rezultat 1 – 3 në udhëtim të Ludogorets, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Ndeshja ishte dominuar qysh nga minuta e parë nga Spurs, që me plotë meritë fitoi ndeshjen, shkruan lajmi.net.
Ylli i Skuadrës, Harry Kane në minutën e 13-të ndryshoi shifrat, derisa Lucas pas 20 minutave dyfishoi rezultatin.
Vendasit u rikthyen në ndeshje me golin e Keseru në minutën e 50-të, mirëpo Lo Celso në minutën e 62-të siguroi fitoren e Tottenhamit.
Pas kësaj fitore, Tottenhami qëndron në vendin e dytë me gjashtë pikë, derisa Ludogorets qëndron në fund pa pikë.
Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion”...
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...
Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit
OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes ...
Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon ...
Thun shpallet kampion i Zvicrës për herë të parë në histori,...