Thun e ka arritur suksesin më të madh në histori, ku ka siguruar titullin e parë të kampionit të Zvicrës në futboll. Kjo u konfirmua pas fitores 3-0 të Sionit ndaj St. Gallenit, rezultat që ia mbylli çdo rrugë rivalit të fundit.
Thuni kishte shpresuar ta festonte titullin që të shtunën mbrëma, por humbja 3-1 ndaj Baselit e shtyu festën për një ditë më vonë.
Për ta vulosur matematikisht kampionatin në xhiron e 35-të të Superligës zvicerane, ekipit i duhej që St. Galleni të mos fitonte ndaj Sionit – dhe kështu edhe ndodhi.
Tri xhiro para përfundimit të edicionit, Thuni kryeson me 74 pikë, 11 më shumë se St. Galleni i vendit të dytë.
Ky sukses vlerësohet si i jashtëzakonshëm për klubin e themeluar 127 vjet më parë, i cili vetëm sezonin e kaluar u rikthye në elitën e futbollit zviceran.
Thuni kishte qenë nënkampion në edicionin 2004/05, ndërsa në të kaluarën ka humbur edhe dy finale të Kupës. Në historinë e klubit, figurë e veçantë mbetet edhe sulmuesi shqiptar Milaim Rama.
Peshë të madhe në këtë titull kanë edhe dy futbollistë shqiptarë që janë pjesë e Thunit. Mesfushori 22-vjeçar Valmir Matoshi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 31 paraqitje kampionale.
Ndërkohë, Kastriot Imeri ka realizuar gjashtë gola dhe shtatë asistime në 28 ndeshje në kampionat. 25-vjeçari është i huazuar nga Young Boysi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...