Klubi anglez ka shprehur interesim për sulmuesin e Man Utd.
Sipas ‘The Daily Star’, Tottenham po mendon transferimin e Anthony Martial gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se dretjuesit e Hotspurs janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe duket se i kanë vënë syrin futbollistit të Man Utd.
Në anën tjetër “Djajtë e Kuq’ gjithashtu janë të hapur për shitjen e francezit, por po kërkojnë rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë.
Kjo shifër duket paksa e lartë për Tottenhaim megjithatë negociatat pritet të vazhdojnë mes dy klubeve me synimin që të arrijnë një marrëveshje.
25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me United në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe nëntë asistime. /Lajmi.net/
Engjëllusha Salihu paralajmëron projektin e ri “Pritja e ëmb...
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...