Heroi i Tottenhamit, David Ginhola beson që klubi i tij i vjetër ia prezantoi botës vetën mbrëmjen e kaluar me barazimin kundër kundërshtarit në Ligë të Kampionëve – Real Madridit.
“Spursët” arritën një rezultat pozitiv duke barazuar 1 me 1 në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është në të vërtetë rezultati, është mesazhi që ata i kanë dërguar botës së futbollit”, ka thënë Gingola.
“Spursët kanë luajtur një futboll të mrekullueshëm por ata nuk ishin duke shfaqur që janë në gjendje të bëjnë rrëmujë edhe në futbollin evropian. Mbrëmjen e kaluar, ata e bënë këtë”
“Performanca ishte e shkëlqyer, përgatitja ishte e mrekullueshme, teknikisht ata ishin të shkëlqyer. Ata nuk ishin të stresuar, ata luajtën si një skuadër e pjekur, madje edhe lojtarët e rinj”
“Spursët janë duke shkuar në drejtimin e duhur”
Gjiganti anglez siguroi epërsinë me autogol në minutën e 28′ nga Raphael Varane por Ronaldo barazoi shifrat nga pika e bardhë para se të mbylljet pjesa e parë e ndeshjes./arbresh.info/
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...