Tottenham Hotspur dhe Lazio janë bindur se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të jetë përforcim i madh i tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kosova arriti të marr një fitore të madhe të hënën në Prishtinë, pasi mposhti Malin e Zi me rezultat 2-0 në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.
Golat në këtë fitore të Dardanëve u shënuan nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, duke shtuar gjasat për kualifikim.
Dhe, sipas mediave angleze dhe italiane, sulmuesi prizrenas ishte nën llupën e Tottenhamit dhe Lazios, të cilët kishin dërguar skautë për ta ndjekur nga afër.
Këto media shtojnë se skautët e të dy klubeve kanë mbetur të kënaqur me atë çfarë tregoi Muriqi në fushë.
Në afatin kalimtar të janarit thuhet se Spurs dhe Lazio do të dërgojnë oferta zyrtare në drejtim të Fenerbahces për Muriqin.
Ndryshe, 25-vjeçari u bashkua këtë verë me Fenerbahcen nga Rizespori për një shifër të raportuar prej katër milionë eurosh dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Këtë edicion ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje, ndërsa klubi turk thuhet se nuk do të pranojë oferta nën 25 milionë euro.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...