Mesfushori danez po e kalon sezonin e fundit të kontratës dhe Spurs po mendojnë ta shesin gjatë janarit, para se ta humbin pa para gjatë verës së vitit të ardhshëm
Tottenhami është mjaft i shqetësuar me situatën aktuale të Christian Eriksenit, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori danez ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës pasi ndiente se kishte nevojë për një eksperiencë të re.
Mirëpo, në fund nuk arriti ndonjë ofertë konkrete për përfaqësuesin danez dhe ai mbeti në Londër.
Mirëpo, nënkampioni evropian ka rënë në hall pasi Eriksen po e kalon vitin e fundit të kontratës me Spurs.
Prandaj, për të mos e humbur pa para gjatë verës së vitit që vjen, kur edhe i skadon kontrata, Tottenhami po planifikon ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit, për të nxjerrë sadopak para nga shitja e tij.
Sipas mediumit britanik “The Mirror” destinacioni më i mundshëm i mesfushorit kreativ është Real Madridi, por atë e pëlqen edhe Juventusi.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia