Për herë të parë Tottenham është duke u përgatitur të lejojnë yllin e skuadrës, njëkohësisht kapitenit, Harry Kane të largohet.
Pandemia e koronavirusit ka ndikur keq në ekonominë e klubit, andaj presidenti Daniel Levy ka ndryshuar mendjen mbi shitjen e anglezit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, Tottenham për Kane kërkojnë vlerën e lartë prej 227 milionë euro.

Manchester United shihet si favoriti mes klubeve angleze, pasi planifikojnë t’iu rikthehen fitoreve si në kohën e Sir Alex Ferguson.
Tjetër skuadër është Real Madrid, pasi Zinedine Zidane e sheh si pasuesi i Karim Benzema.
“Mbretërit” planifikojnë të përfshijnë Gareth Bale dhe James Rodriguez në marrëveshje dhe të ofrojnë mbi 100 milionë euro./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...