Pas triumfit në Europa League, Tottenham nuk po qëndron duarkryq dhe po synon t’i vazhdojë sukseset edhe këtë sezon.
Me angazhimin e trajnerit të ri, Thomas Frank, “Gjelat” po kërkojnë transferimin e Gibbs-Whitet të Forestit, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve, David Ornstein, Tottenham synon transferimin e Morgan Gibbs-White dhe shpreson ta bindë mesfushorin anglez që t’i bashkohet këtë verë, nëse arrijnë një marrëveshje për çmimin me Nottingham Forest.
Vlera e tij në transfermarkt kap shifrën e 50 milionë eurove. Kurse futbollisti ka një kontratë me Nottingham deri në verën e vitit 2027.
Ai, Nottinhgam Forestit iu bashkua në vitin 2022, dhe deri në këtë pikë ka 118 ndeshje të luajtura, ku ka realizuar 18 gola dhe 28 asistime./Arbresh.info
🚨 Tottenham are targeting a move to sign Morgan Gibbs-White and hope to convince the England midfielder to join them this summer if they can agree a fee with Nottingham Forest.
(Source: @David_Ornstein) pic.twitter.com/CYP1vlXTVJ
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 10, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...