Tottenham Hotspur e ka të qartë dhe nuk do të bëjë një lëvizje për të nënshkruar me Gareth Bale nga Real Madrid.
Bale, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit si i dëmtuar, ka gjithnjë e më shumë gjasa të kthehet në kryeqytetin spanjoll gjatë verës.
Sipas Times, tani për tani, Tottenham tani nuk po konsideron një sezon të dytë për Bale.
Nëse Bale do të qëndronte, do të ishte thjesht një gjest për të ndihmuar një nga heronjtë e tyre të kaluar.
Kur Bale u largua nga Real Madrid në verë, besohej se do të ishte për të mirë, por nuk ka dal ashtu.
“Ne shpresojmë që Bale të vazhdojë me ne pas këtij sezoni, kjo është ideja”, kishte thënë trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho kur Bale u bashkua me klubin.
Sidoqoftë, dëmtimet dhe forma e dobët e kanë kufizuar atë, duke luajtur vetëm 116 minuta në Ligën Premier këtë sezon.
Ai ka bërë më shumë paraqitje në Ligën e Evropës dhe garat e kupave angleze.
Times shprehet se nëse performancat e Bale nuk përmirësohen ndjeshëm në muajt e ardhshëm, ai do të kthehet në Los Blancos gjatë verës.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...