Trajneri, Mauricio Pochettino ka vendosur për të ardhmen e tij.
Pochettino edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Tottenham Hotspur, shkruan IndeksOnline.
Spurs do ta ketë në stol trajnerin Pochettino deri në vitin 2023, pasi ky i fundit firmosi kontratë pesë vjeçare.
Kontratë të re kanë nënshkruar edhe stafi, Jesus Perez, Miguel D’Agostino dhe Toni Jimenez.
46-vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2014. Argjentinasi nuk ka fituar asnjë titull me Spurs, por është shpallur katër herë trajneri i muajit në Premierligë.
Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në V...
Gonzalo drejt largimit nga Real Madridi, gjiganti italian ri...
Gjini: Jam i nominuar për kryeministër, luftojmë për betejë ...
Zyrtare: Zgjedhjet mbahen me 7 qershor
Ousmane Dembele lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve të para
Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës ...