Tottenham Hotspuri ka siguruar kualifikimin në fazat eliminuese të UEFA Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Real Madridit.
“Spursët” kanë siguruar tri pikë të plota në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Wembley ndaj kampionit të Evropës duke fituar me rezultat 3 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Dele Alli, i cili realizoi dy gola gjatë këtij takimi (27′) (56′), është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Reprezentuesi i Anglisë është vlerësuar me notën 9.3.
Hugo Lloris me notë 8.6, Harry Kane me notë 8.4 dhe Tripper me notë 8.4 gjithashtu janë lojtarët e tjerë të skuadrës së Pochettinos të vlerësuar lartë.
Cristiano Ronaldo është lojtari me notën më të lartë te skuadra e Zinedine Zidanes. Superylli është vlerësuar me notën 7.6 pas golit që shënoi në minutën e 80′.
Portieri i Real Madridit, Kiko Casillas është lojtari me notën më të dobët (6.2)./arbresh.info/

Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë