Fernando Torres është duke e konsideruar rikthimin në futbollin anglez, përkatësisht te skuadra e Neëcastle, sipas disa raportimeve.
Legjenda spanjolle më parë ka zhvilluar karrierën e tij në futbollin anglez tek skuadra e Liverpoolit nga vitet 2007-2011. Torres në këtë sezon për ‘los colchoneros’ ka startuar në vetëm dy takime.
Po ashtu me ardhjen e Diego Costas që do të fillojë të paraqitet nga janari, mundësitë për Torresin do të jenë të limituara.
Sipas The Mirror, 33 vjeçari, ka shprehur dëshirë të largohet në afatin kalimtar të Janarit, në formë huazimi te Newcastle ose Southampton.
Në rast transferimit në St.James Park ai do të ri-bashkohet me ish trajnerin e tij Rafael Benitez.

Torres ishte larguar nga Liverpooli në vitin 2011 në drejtim të Chelseat, por në Stamford Bridge nuk kaloi vitet më të mira.
‘El Nino’ për Liverpooli kishte shënuar 81 goal në 142 ndeshje duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë në pozitën e tij. /arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...