“Torcida” vazhdon fushatën kundër kryesisë së Trepçës

17:29 | 11 Qershor 2025
D.H

Trepça dha shumë premtime për inkuadrim në Superligën e Kosovës, mirëpo ato nuk u realizuan.

Skuadra nga Mitrovica mbeti në Ligë të Parë edhe për një sezon, e kjo nuk u pëlqeu fare tifozëve mitrovicas, “Torcida”.

“Torcida” për këtë dështim po e fajëson kryesinë e klubit, e cila tash e disa vite nuk ka bërë asgjë për një ndër ekipet më me traditë në futbollin kosovar dhe po e kërkon dorëheqjen e tyre.

Aksionet simbolike kanë filluar tash e disa kohë, dhe nuk po ndalen.

Disa të tilla janë vendosur mbrëmë nëpër çdo cep të qytetit të Mitrovicës, ku me do e mos kërkohet largimi i kryesisë së Trepcës.

“Nuk ka kthim pas, TREPÇA do te ç’lirohet”, shkruhet në postimin e fundit të Torcidës në rrjetin social Facebook.

“Lirojeni klubin, mjaft me uzurpim”, “S’jeni në shtëpinë tuaj, jeni në klubin tonë”, “Një familje nuk mund ta mbajë klubin një peng”, kanë qenë disa mesazhet e ashpra të Torcidës.

Aktivitet nuk do të ndalen deri në largimin e kësaj kryesie nga Trepça. Mbetet të shihet nëse këto aksione nga ta do të merren parasysh, apo si gjithnjë do të shkojnë në një “vesh të shurdhër”.

Një mesazh “goditës” e mori edhe Komuna e Mitrovicës, ku sipas tyre një cop të fajit e kanë edhe ata./Arbresh.info

Ky është reagimi i Torcidës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme